14 Gusht 2022

Eurozona i bën thirrje Kinës të liberalizojë vlerën e juanit

Bruksel, 6 tetor - 16 vendet evropiane që përdorin Euron si monedhë i kanë bërë thirrje Kinës të lejojë vlerësimin e juanit, duke thënë se praktika e tanishme për ta mbajtur monedhën e dobët, po pengon rritjen e ekonomisë globale.

Një zëdhënës i grupit të vendeve evropiane, kryeministri i Luksemburgut, Zhan Klod Xhanker, tha sot në Bruksel se nga vlerësimi i monedhës kineze do të përfitonin, sipas fjalëve të tij, “si Kina, edhe ekonomia globale”. Zoti Xhanker dha një konferencë shtypi pas takimit me kryeministrin kinez Uen Xhiabao në kuadrin e takimit dy-ditor mes Bashkimit Evropian dhe vendeve aziatike në kryeqytetin belg.

Në bisedime morën pjesë edhe Komisioneri Evropian për Çështjet Monetare, Olli Ren dhe Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Zhan Klod Trichet.

Zëdhënësi i vendeve evropiane Xhanker pranoi vendimin e Kinës në qershor për ta bërë më fleksibël shkëmbimin e juanit, por tha se Pekini duhet të bëjë më tepër për ta përmirësuar politikën monetare të vendit. SHBA dhe Evropa thonë se një juan i nënvlerësuar e shton koston e eksporteve të tyre në Kinë, ndërsa ul koston e importeve kineze.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 gusht 2022

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunë së Gjilanit, Alban Hyseni do të bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli nga varrezat civile në Hajvali në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për nder të ditëlindjes së tij. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 12:00)
 
- Mbahet dita e dytë e festivalit “Mal Fest” në Malishevë i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. (Parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- - Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi" behët promovimi i librit "Teknologjia e Lajmit" e autort Zylyftar Bregu ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi poashtu Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi. (Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë, ora 19:30)