20 Prill 2024

Europë, rritet ndjeshëm inflacioni

Bruksel, 30 prill - Inflacioni në Europë është rritur ndjeshëm duke shënuar muajin më të lartë në një llogaritje prej 30 muajsh. Kjo shifër vjen, në një kohë që kostoja e pakontrolluar e energjisë po kërcënon të minojë rritjen ekonomike të kontinetit.

Zyra për statistikat pranë Bashkimit Europianë tha sot se përqindja e inflacionit u rrit me 2.8% në prill, rreth 0.10% më e lartë se muaji mars.

Një rritje prej 38% në çmimet e naftës bruto gjatë 6 muajve të fundit ka tronditur ekoniomitë botërore.

Analistët parashikojnë se Banka Qendrore Evropiane do të rrisë përqindjen e interesit sërish këtë verë. Kjo rritje do të sjellë një periudhë të vështirë për qeveritë e Greqisë, Irlandës, Portugalisë dhe Spanjës që janë në borxhe me Bashkimin Europian, dhe që po përpiqen që të shpëtojnë sistemet e tyre financiare përmes shkurtimit të shpenzimeve dhe shtimit të taksave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)