25 Prill 2024

Euro rritet pas vendimit të BQE-së

Bruksel, 3 dhjetor - Euro është rritur në tregjet e këmbimit pasi Banka Qendrore Evropiane ka konfirmuar se do të vazhdojë të blejë obligacionet e qeverive evropiane.

Konfirmimi u bë nga presidenti i BQE, Jean Claude Trichet, pavarësisht se ai refuzoi të jepte detaje të mëtejshme mbi këtë vendim.

Trichet ka konfirmuar gjithashtu se BQE do të vazhdojë të mbështesë bankat e eurozonës që ndodhen në vështirësi.

Euro shkoi mbi 1.3145 dollarë nga kuota më e ulët që kishte regjistruar më parë, 1.3059, ndërkohë që edhe treguesit e aksioneve në bursat evropiane janë rritur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)