02 Shkurt 2023

Euro, monedha që po rrezikon Europën e Bashkuar

Bruksel, 6 qershor - Që kur lindi, kartmonedha europiane ka qenë më shumë një projekt politik se sa ekonomik. Një monedhë e fortë europiane do të përballej me kryenecësi me kundërshtarin amerikan, dollarin, që kishte fituar ndjeshëm terren në ekonominë botërore.

Por pas lulëzimit disa-vjeçar euro e gjen veten në tabelën e qitjes, kjo falë kopesë së ujqërve të eurozonës që pas viteve të tëra shpenzimesh në kurriz të ekonomisë europiane po e shtyjnë atë drejt humnerës.

Problemeve me defiçitet buxhetore të vendeve si Greqia, Spanja, Islanda tani i shtohet edhe Hungaria që ka paralajmëruar e kriza e saj financiare është akoma më e thellë se ajo e Athinës.

Një paralajmërim të tillë askush nuk e kishte pritur. E për këtë në bursa euro pësoi rënien më të madhe në këto katër vitet e fundit duke u këmbyer me 1.19 dollarë.

Deri më sot, historia tregonte se kush vinte bast kundër monedhës së Bashkimit Europian do të përfundonte duke u djegur, por tani kjo nuk pi më ujë, sepse euro është ajo që po digjet.

Gabimet politike të vendeve të eurozonës po e çojnë monedhën 11-vjeçare drejt falimentimit dhe as lidershipi më i fortë i Europës ai mes Francës dhe Gjermanisë nuk do të jetë në gjendje ta shpëtojë më, paralajmërojnë analistët që theksojnë se marrëdhënia e dashurisë që dikur karakterizonte Berlinin me Brukselin tani është kthyer në një telash, të cilit Gjermania do qe t’i japë fund.

Berlini nuk mundet më të zbrazë kuletën e tij për të tjerët. Pak ditë më parë kancelarja Angela Merkel paralajmëroi me forcë: Nëse euro bie, bie edhe Europa dhe idea e bashkimit të saj.

Por tani që tragjeditë financiare në kontinent shtohen dita ditës, lindin pyetjet kush do të jetë kalorësi i bardhë, për ta shpëtuar euron nga gremina, kush do të jetë qingji që do të bëhet kurban që të tjerët të mësojnë, dhe Europa t’i kthehet lavdisë së dikurshme ku të fortët dhe të dobëtit ndahen jo vetëm nëpërmjet kufijve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)