26 Prill 2024

EULEX-i njofton Serbinë për kontrollin doganor

Prishtinë, 12 shtator - EULEX-i ka lajmëruar shefin e ekipit negociator serb për bisedime me Prishtinën, Borko Stefanovic, dhe të ashtuquajturin ministër për Kosovën, Goran Bogdanovic, se në veri të Kosovës nuk do të ketë kthim të gjendjes para 25 korrikut dhe se pas 16 shtatorit do të vihet kontrolli doganor.

Sipas këtij plani të EULEX-it aty do të jetë e pranishme edhe Policia dhe Dogana e Kosovës.

“Kjo duhet ndaluar. Nëse ndodh kjo, do të kemi probleme. Qytetarët do të organizojnë rezistencë të qetë qytetare, e cila do të jetë në kornizat e paqes, bashkimit dhe unitetit”, ka thënë Stefanovic për “Blic”.

“Propozimi ynë është që për veriun dhe kalimet të flasim gjatë dialogut. Çdo ditë mundohemi që këtë zhvillim ta pamundësojmë. Nuk kemi asgjë kundër EULEX-it, sepse angazhimi i tyre deri tani nuk ishte problematik, por në qëndrimin e tyre për të vendosur në kufi doganierët kosovarë, të cilët nuk janë rezultat i dialogut”, ka thënë ai.

Sipas planit të EULEX-it dhe pushtetit në Kosovë, dogana do të vendoset vetëm në Bërnjak, ndërsa Jarinja do të jetë e hapur vetëm për transportin publik, meqë pas djegies nuk ka kushte teknike për kontroll të mallrave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)