24 Prill 2024

Eksporti i Shqipërisë për në Itali 49 mbulon për qind te totalit

Tiranë, 26 korrik - Në 4 muajt e parë të këtij vitit, Shqipëria ka destinuar pjesën më të madhe të eksporteve drejt vendit fqinjë Italisë.

Artikujt që janë tregtuar në Itali, janë tekstilet dhe këpucët, si pjesë e ri-eksporteve në rritje ose siç quhet ndryshe mallrave të prodhuara nga industria fasone.

Më pas, janë materialet e ndërtimit, ato që zënë vendin e dytë në eksportet drejt Italisë.

Sipas të dhënave zyrtare doganore, për këtë periudhë janë eksportuar në vlerë 32 miliardë lekë produkte drejt Italisë.

Kjo shifër përbën rreth 49 për qind të të gjithë të ardhurave që vijnë nga eksportimi i mallrave shqiptarë jashtë kufijve.

E konfirmuar nga të dhënat e Institutit të Statistikave, për muajin maj, të ardhurat nga eksporti drejt Italisë, janë rreth 42 miliardë lekë.

Mallrat vendase që eksportohen jashtë vendit, janë më tepër se dyfishuar në katër vitet e fundit.

Sipas të dhënave doganore, në vitin 2007 të ardhurat nga eksporti për katër muajt e parë të vitit llogariteshin 30.7 miliardë lekë, ndërsa në vitin aktual eksportet e kapën një vlerë prej rreth 66 miliardë lekë.

Megjithatë, duket se këtë vit diferenca mes mallrave që importohen dhe eksportohen është thelluar më tepër se një vit më parë dhe kjo për arsye të produkteve në rritje, të cilat importohen nga jashtë.

Në vitin 2011, kjo diferencë shënon për katër muajt e parë 96,723 milionë lekë, ndërsa një vit më parë ishte 90,916 milionë lekë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)