23 Prill 2024

Eksporti i Bullgari për herë të parë ka tejkaluar importin

Sofje, 27 dhjetor - Shenje të para pozitive për ringjalljen e ekonomisë bullgare gjatë vitit të kaluar filluan në sektorët e eksportimit. Këtë e njoftoi drejtorja e Institutit kombëtar të statistikave Mariana Koceva.

“Sinjale të para pozitive arritën dhe në sferën e shërbimeve, por pasiguria dhe kërkimi i brendshëm i ulët janë shkaku menagjerët akoma të nuk janë optimistë të mëdhenj për zhvillimin e këtij sektori. Sektori i cili del me vështirësi nga kriza është ndërtimi, ku akoma ulja po vazhdon në krahasim me vitet e mëparshëm,” shtoi Koceva.

Drejtorja e Institutit kombëtar të statistikave njoftoi, se eksporti për herë të parë e ka tejkaluar importin gjatë nëntë muajve të fundit, që është një shenje pozitive për zhvillimin e ekonomisë.

Tradicionalisht Bullgaria eksporton produkte farmaceutike dhe materiale të industrisë kimike dhe të ndërtimit të makinave.

Bëri përshtypje fakti, se ka riorientim ndaj tregjeve të reja, që është rezultat nga ristrukturimi i ekonomisë, shtoi ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)