20 Prill 2024

Eksportet shqiptare pritet të rriten në tregjet evropiane

Tiranë, 23 maj - Eksportet shqiptare pritet të njohin rritje drejt tregjeve të vendeve të Europës Qëndrore.

Komisioni parlamentar shqiptar i Veprimtarive Prodhuese miratoi të hënën Protokollin shtesë dhe anëtarësimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Shqipërisë me vendet e Europës Qëndrore.

Pranvera Kastrati, drejtore e Politikave të Integrimit të Tregtisë për Shqipërinë, pranë Ministrisë së Ekonomisë, u shpreh se heqja e tarifave doganore do të rrisë eksportet shqiptare drejt këtyre vendeve.

Nga 1 Janari i 2010 ka hyrë në fuqi marrëveshja për heqjen e tarifave doganore për të gjitha import-exportet e produkteve industriale ndërmjet të gjitha vendeve anëtare të marrëveshjes së CEFTA-s, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)