20 Prill 2024

Eksportet e Shqipërisë për në Gjermani rritën për 20 për qind

Tiranë, 20 shtator - Eksportet e produkteve “Made in Albania” drejt tregut gjerman në 8 muajt e parë të 2011 janë rritur me 20 për qind krahasuar me një vit më parë. Interes tregu gjerman tregon për perimet e hershme dhe produktet bio.

 Autoritetet zyrtare të bujqësisë në Shqipëri kalkulojnë një rritje të eksportit të produkteve bujqësore që destinohen në tregun e vendeve fqinje ose atyre të BE-së.

Gjatë 8 muajve të parë të vitit 2011, eksportet janë rritur 40 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010, ndërkohë që masa e importeve është 15 përqind më e lartë.

Duke ju referuar të dhënave që sapo ka publikuar Ministria e Bujqësisë dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit në Tiranë, produktet bujqësore shqiptare janë të preferuara ndër vendet e rajonit nga Kosova, Serbia, Maqedonia etj., ndërkohë që eksportet janë orientuar dhe drejt Gjermanisë, Sllovenisë dhe shteteve balltike.

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe i Mbrojtjes së Konsumatorit, Ndoc Faslia, duke folur për gamën e produkteve që eksportohen thotë për DW se bëhet fjalë për perimet e hershme të serave, kryesisht nga Lushnja e Berati, shalqiri nga zona e Divjakës, bimët mjekësore aromatike, vezët, vajrat vegjetale etj.

Përsa u takon preferencave të tregut gjerman Faslia thotë: “Eksportet me Gjermaninë kanë rritje nga viti në vit dhe ka interes për perimet e hershme dhe produktet bujqësore bio. Ne jemi prezentë në tregun gjerman, por dhe në tregjet përreth saj, kam parasysh këtu Zvicrën dhe Austrinë, por edhe Slloveninë me vajin e ullirit bio dhe mendoj se do të konkurojmë dhe me tregje të tjera me sukses. Jo vetëm me vajin e ullirit, por dhe me produkte të tjera bio si një sektor që po zhvillohet vrullshëm vitet e fundit në Shqipëri.\"

\"Për vitin 2010, totali i eksporteve drejt Gjemanisë ka qënë 8 milion dollarë, ndërkohë që për këtë vit ato priten të shkojnë në afër 10 milion dollarë. Tetë muajt e parë të vitit 2011 mbyllen me një rritje rreth 20 përqind dhe pjesën më të madhe në gamën e eksporteve drejt këtij vendi e zënë perimet e hershme  dhe bimët medicinale, ose sic thirren bimët mjekësore aromatike,”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)