11 Gusht 2022

Ekonomia gjermane presion për barrierat tregtare në Kinë

Berlin, 6 tetor - Ekonomia gjermane kërkoi prej kancelares Angela Merkel që ta shfrytëzojë vizitën e kryeministrit kinez Ven Xhiabao për të kërkuar shpjegim për barrierat tregtare në Kinë.

Diskriminimi i sipërmarrjeve të huaja duhet të marrë fund, kërkoi kryetari i Konferencës së Dhomave Gjermane të Indtustrisë dhe Tregtisë, Hans Heinrich Driftmann, në gazetën \"Tagesspiegel\".

Ministri gjerman i Ekonomisë Rainer Brüderle i bëri thirrje Kinës që të heqë dorë nga spiunazhi ekonomik. Sulmet ndaj sistemeve kompjuterike të sipërmarrjeve gjermane duhet të marrin fund, tha ministri për gazetën \"Hamburger Abendblatt\".

Pas një takimi me Venin dje në Berlin Merkel deklaroi, se Gjermania do ta mbështesë Kinën në përpjekjen që para 2016-ës të marrë prej BE-së statusin ekonomi tregu.

Megjithatë, tha ajo, në këmbim Kina duhet të plotësojë kushte të caktuara. Në Bruksel zhvillohet sot samiti BE-Kinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)