29 Mars 2024

Dubai rinegocion borxhet me bankat

Dubai, 22 maj  - Konglomerati i ndërtimit “Dubai World”, i cili është përgjegjës për ndërtimet madhështore në emiratin e vogël, deklaroi dje se ka arritur një marrëveshje me një grup bankash për të ristrukturuar axhendën e shlyerjes së borxheve të veta me vlerë 23.5 miliardë dollarë.

Marrëveshja erdhi pas muajsh të tërë diskutimesh me një komitet që përfaqëson më shumë se 90 kredidhënës, përfshirë edhe disa nga bankat më të mëdha në planet. Marrëveshja i jep më shumë kohë konglomeratit për të reduktuar kostot, për të shitur asetet dhe në këtë mënyrë për të siguruar paratë që i nevojiten për të paguar borxhet.

Marrëveshja tregoi edhe gatishmërinë e bankave perëndimore për të mbajtur të mira marrëdhëniet me këtë pjesë të botës, si dhe bindjen e tyre se Dubai do të mbetet një vend i frytshëm për biznes pavarësisht gropës së borxheve.

Është gjithashtu e qartë se pa mbështetjen e fqinjit të pasur të Dubait, Abu Dhabi, një marrëveshje e tillë nuk do të kishte ndodhur. Një pjesë e borxheve do të shlyhet brenda pesë vitesh, ndërsa pjesa më e madhe do të shlyhet brenda tetë vitesh. Qeveria e Dubait do të shlyejë nga ana e saj 8.9 miliardë dollarë borxhe duke i këmbyer me aksione te konglomerati.

“Dubai World” tronditi tregjet vitin e kaluar kur deklaroi se do të ndërpriste shlyerjen e interesave për malin me borxhe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)