24 Prill 2024

Dogna e Kosovës dhe Shqipërisë intensifikojn bashkpunimin

Prizren 17 qershor - Sot Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Naim Huruglica me bashkëpunëtor dhe Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Shqipërisë Fatmir Gjymishka  me bashkëpunëtor zhvilluan një takim pune në Prizren.

Temat e takimit ishin bashkëpunimi doganor dypalësh, çështjet fiskale, inkurajimin e biznesit, dhe lehtësimin e procedurave doganore.

Gjatë takimit  u diskutuan problemet e përbashkëta si dhe përpjekjet e dyanshme për të luftuar kontrabandën.

Në pjesën kryesore të takimit u diskutua intensifikimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit  ndërkufitar me qëllim të lehtësimit të qarkullimit tregtar në mes të dy vendeve si dhe tejkalimi i problemeve praktike.

Takimi u karakterizua në frymën e mirëkuptimit dhe u arrit pajtim i dyanshëm rreth temave të diskutuara.

Pas takimit Drejtori i përgjithshëm z. Huruglica tha: ”Shkëmbimet tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë  janë në rritje e sipër prandaj është e nevojshme që dy administratat doganore të rrisin bashkëpunimin për ti ofruar tregtisë një ambient të përshtatshëm biznesi”. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)