25 Prill 2024

Dogana zbulon telefona celular te kontrabanduar

Prishtinë, 5 janar - Në Aeroportin e Prishtinës në pasditen e të hënës në arritje është zbuluar kundërvatja e parë e këtij viti.

Udhëtari vinte nga nga Stambolli ku në arritje ai u fut në kanalin e gjelbërt që nënkupton se nuk bartë mallra komerciale, oficerët doganor e kanë ndalur dhe fillimisht kanë ushtruar kontroll përmes skanerit ku edhe kanë hapur tri valigjet e këtij personi me ç’rast është hasur në telefona celular dhe pjesë përcjellëse të padeklaruara.

Pas gjetjes së një sasie të fshehur në valigjet udhëtarit oficerët doganor kanë ushtruar kontroll trupor.


Me rastin e kontrollës trupore në xhaketën e të personit të dyshuar janë gjetur 8 telefona celular të ri të prodhimit kinez ndërsa në trup kishte të veshur një jelek të adoptuar brenda të cilit ishin të fshehur 34 telefona celular të rinj të modeleve të ndryshme të prodhimit kinez.

\"Është hera e parë që zbulohet një jelek i brendshëm i përshtatur eksluzivisht për kontrabandim të telefonave mobil\".

Bashkë me sasinë tjetër të mallit të zbuluar nëpër valigje sasia e përgjithshme është si në vijm:

·    Telefona mobil             1117 copë
·    Vlera e mallrave të padeklaruar    5,312.93 €

I dyshuari është intervistuar dhe sipas urdhërit të prokurorit është në mbatje. Me këtë rast pala ka bërë kundërvajtje doganore sipas nenit 250  pika 1 e Kodit  Doganr dhe të Akcizave.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)