19 Gusht 2022

Dogana zbulon sasi alkooli pa banderola

Pejë, 11 mars - Zbulohet sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike pa banderola. Dogana e Kosovës është duke ndërmarrë aksione të vazhdueshme për kontrollimin e tregut, dhe konfiskimin e mallrave të dyshimta. 

Adriatik Stavileci zëdhënës i doganave ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme është ushtruar një kontroll në dy lokale të ndryshme në Pejë për verifikimin e banderolave në pijet alkoolike.

Gjatë këtij aksioni njësit e Doganës sipas tij kanë hasur në disa produkte të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara, dhe për të cilat pronari nuk posedonte dokumentacion valid.

Mallrat e zbuluara kryesisht ishin pije energjike dhe pije alkoolike pa banderola, por ka edhe prej atyre që dyshohen të jenë të falsifikuara, që nuk u dihej prejardhja.

Malli i ndaluar:

·    pije energjike Red Bull  558 lit
·    verë e kuqe (Rahovec) 10% alc, 12X1lit
·    merlot 11.5 % alc, 12X0,75 lit
·    raki rrushi speciale 46% alc, 10x0,75 lit
·    chardonay 13%alcc, 30X0,187 lit
·    egonica lamandra 12,5%alc, 18X0,75 lit
·    mastika 42%alc, 6X1 lit
·    extra raki rrushi 49%alc, 12X0,70 lit
·    smirnof 40%alc, 45X1 lit
·    grenade 14,5%alc, 164X0,75 lit
·    verë e kuqe “podrumi i vjetër” 11,5%alc, 10X1 lit
·    verë, after work 12%alc, 2X0,75 lit
·    roca ventosa 12,5%alc, 1X0,75 lit
·    rizling italian 11%alc, 2X1 lit,
·    raki rrushi 40%alc, 5X1lit
·    jegermaister 35%alc, 3X1lit
·    vranac 13%alc, 3X0,75lit
·    vranac 11,5%alc, 18X1lit
·    shlivovica 40%, 1X1lit
·    vodka baltic 40%alc, 12X1 lit


Stavileci ka thënë së e tërë sasia e zbuluar është konfiskuar sipas Kodit të Doganës dhe Akcizave, ndërsa rasti i është dorëzuar sektorit për Kundërvajtje Doganore.

\"Aksioni i tillë ende është duke u zhvilluar përfshirë teritorin e Kosovës, andaj Dogana iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të republikës së Kosovës se nëse hasin pije alkoolike pa banderola të Kosovës menjëherë të lajmërojnë në doganë apo institucionet tjera të zbatimit të ligjit\", ka theksuar ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2022 - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

= Mbahet ceremonia solemne e vënies se gurthemelit të ndërtesës së re të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” tek ish objekti i KRU “Mitrovica”. (Rruga “Bislim Bajgora” Mitrovicë, ora 12:00)