29 Mars 2024

Dogana zbulon sasi alkooli pa banderola

Prizren 3 mars - Dogana e Kosovës dje gjatë një aksioni në Prizren ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike pa banderola.

Adriatik Stavileci zëdhënës i doganave ka bërë të ditur se pas hetimeve fillestare Dogana ka kërkuar nga Gjykata Komunale në Prizren urdhër-kontrollin për të kontrolluar një shtëpi private në të cilën besohej se gjendej një sasi e papërcaktuar e mallrave ilegale. 

“Oficerët Doganore kane hyre në shtëpi për të ushtuar kontroll, pronarët janë njoftuar për të drejtat e tyre. Gjate kontrollit në bodrumin e shtëpisë oficeret kane hasur ne sasi te disa llojeve te pijeve alkoolike Vodka të llojeve të ndryshme”, ka thënë Stavileci.

Gjate këtij kontrolli është zbuluar: Vodka 171 pako pa banderola, Vodka Red 25% alkool 42 litra dhe Vodka White 40.5% alkool 676.2 litra

Gjithsej sasia e zbuluar është 718.2 litra ka vlerë mbi 3,500 euro,  e terë  kjo sasi është konfiskuar sipas Kodit te Doganës dhe akcizave, ndërsa hetimet mbi prodhimin e këtyre pijeve te kontrabanduara janë duke te vazhduar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)