23 Janar 2022

Dogana zbulon municion dhe naftë të kontrabanduar

Prishtinë, 17 qershor - Njësitet e Doganës së Kosovës janë duke ndërmarre aksione të vazhdueshëm për kontrollin kufirit si dhe të tregut të brendshëm, këto kontrolle kanë për qëllim mallrat e ndaluara dhe ato kontrabandë.

Sot në orët e para të mëngjesit kemi ndërmarrë kontrolle të organizuara në rajonin e Gjakovës, respektivisht në pikë-kalimin kufitar të Qafës së Morinës ku  rreth orës 07:30 min njësitet anti-kontrabandë gjatë kontrollit ne një furgonin e tipit VW, me targa të Kosovës kanë gjetur një sasi të municionit, pas përfundimit të kontrollit është konstatuar si në vijim:

Fishek të kalibrit 7.62, sasia 540 copë;

Municioni ishte i fshehur në pjesën e pasme të furgonit. Pas procedimit të rastit nga Dogana rasti është referuar në Policinë e Kosovës për masat e mëtejme.

Në rastin tjetër njësitet anti-kontrabandë në orët e para të mëngjesit të sotëm saktësisht 02:15 në regjionin e Mitrovicës kanë ndaluar një furgon në të cilin u zbulua 1040 litra naftë të kontrabanduar. Kundër vozitësit (shtetas kosovar) ka filluar procedura kundërvajtjes doganore konform Kodit Doganore dhe të Akcizave kurse mallrat e kontrabanduara (nafta) menjëherë i është nënshtruar konfiskimit si dhe përkohësisht është bërë ndalimi i automjetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 janar 2022

- Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 18:00)