19 Prill 2024

Dogana zbulon mbi 4.5 kg lëndë narkotike

Gjakovë, 10 nëntor - Sot rreth orës 10:00 të mëngjesit njësiti antikontraband i Doganës së Kosovës në pikë-kalimin kufitar të Qafës së Morinës, me rastin e kontrollit detal të veturës kanë zbuluar një sasi te lëndëve narkotike.

Adriatik Stavileci zëdhënës i doganës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit nga oficeret të Doganës së Kosovës në një automjet i cili hynte në Kosovës është gjetur një sasi që dyshohet të jetë substance narkotike e llojit marihuanë.

Lënda narkotike sipas tij është zbuluar tek  maska e përparme e veturës (tek kasetofoni) dhe një sasi tjetër nën krahët/anësoret e veturës (tek gomat).

Substancat narkotike janë gjetur në veturë të tipit  Golf 1, me targa të Kosovës e drejtuar nga një shtetas Kosovar.

Stavileci ka thënë së sasia e zbuluar është 9 pako, me peshë te përafërt mbi 4.5 kg lëndë narkotike. Policia e Kosovës ka arrestuar personin, kurse hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)