19 Prill 2024

Dogana zbulon ari me vlerë prej 10.000 euro

Prishtinë, 8 shkurt - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 8:35 ka hyrë në pikë-kalimin kufitar një veturë e llojit Seat Toledo me targa të Maqedonisë me dy bashkudhëtar, me këtë rast oficerët doganor kanë parandaluar kontrabandimin e një sasia të konsiderueshme të arit.

Sipas doganës pas ndalimit pala nuk ka deklaruar asgjë për zhdoganim, oficerët doganor e kanë selektuar për kontroll detal këtë veturë.

Gjatë kontrollës detale në veturë nuk është gjetur asgjë, mirëpo pas kontrollës trupore të pasagjeres, është gjetur malli i fshehur në trup.

Malli i padeklaruar i cili është gjetur i fshehur në trup është stoli Ari me peshë 700 gr dhe me vlerë mbi 10.000 euro sipas vlerësimeve preliminare.

Udhëtarët sipas doganës kanë tentuar ta kontrabandojë këtë sasi të arit për ti ikur obligimeve doganore për vlerën totale të tij prandaj personi fizik ka kryer kundërvajtje doganore sipas nenit 253 pika 1 e  Kodit Doganor dhe Akcizës nr. 03/L-109.

Malli i është nënshtruar konfiskimit deri në përfundimit e procedurës kundërvajtjes. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)