23 Prill 2024

Dogana zbulon 21 raste tentim kontrabandimi

Prishtinë, 22 prill - Dogana e Kosovës gjate javës se fundit  identifikon dhe parandalon mallra te ndryshme ne tentim kontrabandimi.

Adriatik Stavileci zëdhënës i doganës ka thënë së gjatë kësaj periudhe njësitë e Doganës kanë regjistruar 21 raste të parandalimit te mallrave te dyshuara të kontrabanduara.

Në rastet e zbuluara si mallra te kontrabanduara sipas tij janë identifikuar sasi te konsiderueshme te mallrave te ndryshme si revole, paisje te teknologjise, telefona celulare, produkte ushqimore etj.
 
Stavileci ka bërë të ditur se gjatë periudhës raportuese 16-22 prill Oficeret Doganor kane zbuluar mallra te ndryshme, mallra te ndaluara u zbuluan dy raste ne Pike kalimin kufitar Hani i Elezit, ku ne një automjet me targa te Shkupit kane zbuluar një revole me  fishekë, ndërsa tjetri rast në piken doganore Dheu i Bardhe janë zbuluar fishekë për pushke gjuetie 25 copë te kalibrit 12mm.

Ne Aeroportin e Prishtinës nga linja te ndryshme te fluturimeve janë zbuluar telefona mobil ne disa raste të ndara, poashtu janë zbuluar edhe pajisje të ndryshme të teknologjisë informative, dhe medicinale qe arrijne vlera te larta, gjithashtu njësiti skaner ne Prizren arriti te zbuloj 330 cope ampula gjatë tentim kontrabandimit.
 
Nder te tjera kishte edhe produkte te ndryshme ushqimore të kapura në brendi të teritorit si pashteta pule ne sasi prej 585kg, pije alkoolike 1365 litra, pije joalkoolike 400 litra etj.

"Dje oficerët doganor gjatë kontrollimit detal të një furgonit i cili vinte nga pjesa veriore arritën të zbulojnë  produkte të qumështit të fshehura në pjesë të motorit dhe ne hapësira te ndryshme."

Të gjitha rastet e regjistruara të kontrabandimit me mallra i janë dorëzuar sektorit për kundërvajtje doganore ndërsa ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedurat për kontrabandim me mallra. Dogana  e Kosovës është duke e vazhduar me zbatimin e planit operativ kundër kontrabandës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)