28 Mars 2024

Dogana, zbulohet alkool pa banderola

Prishtinë, 8 qershor - Vazhdon aksioni i Doganës së Kosovës për konfiskimin dhe parandalimin e tregtisë ilegale, konfiskohet një sasi e madhe e alkoolit. 

Dogana e Kosovës është duke ndërmarre aksione të vazhdueshëm për kontrollin e tregut dhe konfiskimin e mallrave të dyshimta.

Gjate dy ditëve të fundit kemi ndërmarrë kontrolle në disa lokacione të ndryshme, për verifikimin e  banderolave në pijet alkoolike dhe cigare.

Aksioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës dhe Gjakovës, ku në ketë aksion njësite e Doganës  kanë zbuluar sasi të pijeve alkoolike të llojeve të ndryshme, po ashtu edhe një sasi e cigareve.

Mallrat e zbuluara si pijet alkoolike gjithashtu edhe cigaret kryesisht ishin pa banderola, apo me banderola të vendeve fqinje por ka edhe prej atyre që dyshohen të jenë të falsifikuara, që nuk u dihej prejardhja. 

Sasia: Alkool mbi 13,930 cope paketimesh te ndryshme.

E tërë sasia e zbuluar është konfiskuar sipas Kodit të Doganës dhe akcizave, kurse hetimet mbi falsifikimin e banderolave dhe prodhimin e këtyre pijeve gjegjësisht mallrave të kontrabanduara janë duke vazhduar. Aksioni i tille është duke u zhvilluar në tërë territorin e Kosovës.

Dogana e Kosovës i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mos konsumojnë pije alkoolike pa banderola sepse përveç që shkaktojnë humbje në taksa për buxhetin e Kosoves gjithashtu janë të prodhuara ilegalisht dhe në mënyrë të pakontrolluar. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)