19 Prill 2024

Dogana pjesëmarrëse në seminarin "Rruga drejt Bashkimit evropian"

Shkup,  16 qershor - Me ftese te Drejtorit te Përgjithshëm te Doganës se Maqedonisë, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës me bashkëpunëtore, merr pjese ne një takim regjional te Doganave, qe po mbahet në Shkup me 16 dhe 17 Qershor.

 Qëllimi i takimit është informimi i ndërsjellë dhe shkëmbimi i përvojave nga procesi i integrimeve evropiane, ku pjesëmarrës përveç Autoriteteve doganore te Kosovës dhe Maqedonisë marrin pjese edhe ato te Turqisë, Shqipërisë, Malit te Zi dhe ekspertë nga vendet e Bashkimit Evropian.

Fokusi i seminarit është përgatitja për pranimin në BE,  çështjet dhe sfidat me të cilat Administratat doganore në rajon ballafaqohen. Gjithashtu qëllim I këtij takimi janë edhe kushte dhe kërkesat e Acquis Communautaire dhe në veçanti kapitujt lidhur me çështjet doganore, ngritja e kapaciteteve operacionale dhe administrative sipas kërkesave të “Blueprint” (planit te BE për Doganë), obligimet dhe standardet që vendet e BE duhet t’i kenë.

Drejtori I përgjithshëm i doganës së Kosovës z. Naim Huruglica në cilësinë e kryesuesit të delegacionit Kosovar sot  do të prezantojë të arriturat e Doganës në fushën e implementimit të standardeve të BE para pjesëmarrësve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)