26 Prill 2024

Dogana parandalon kontrabanden e telefonave mobil

Prishtinë, 4 prill - Sot rreth orës 07:55 në Mitrovicë, njësit antikontrbandë kanë ndaluar për kontroll furgonin e tipit Volswagen me targa të Kosovës.

Adriatik Stavileci, nga  zyra për Informim e doganës ka thënë se gjatë kontrollimit detal të automjetit të lartpërmendur, janë gjetur të fshehur nën ulësen e pasme të kamufluar me mbulojë druri, një sasi e konsiderueshme e telefonave mobil. 

Automjeti është dërguar në terminalin e Mitrovicë, ku është kontrolluar në mënyrë detale dhe pas kontrollës është konstatuar sasia dhe lloji i telefonave si vijon:

1. Telefona Mobil “Nokia”  Type: RM-618 , Model: X2-00 -10 cp,
2. Telefona Mobil “Nokia”  Type: RM-640, Model: C3-01 - 10 cp
3. Telefona Mobil “Nokia”  Type: RM-638, Model: 6303ci - 10 cp
4. Telefona Mobil “Samsung” Model: GT-S5230W - 10 cp
5. Telefona Mobil “Samsung” Model: GT-S5230    - 10 cp
6. Adaptera, ndëgjojse, kabllo të kompjuterit - 150 cp.
 
Rasti referohet në sektorin për kundërvajtje doganore dhe malli është konfiskuar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)