01 Dhjetor 2022

Dogana parandalon edhe 23 raste tentim kontrabande

Prishtinë, 24 shtator - Dogana e Kosovës, përkatësisht njësitë antikontrabandë, gjatë javës së fundit identifikojne dhe parandalojnë mallra të ndryshme në tentim kontrabandimi.

Zëdhënesi i Doganës Adriatik Stavileci ka bërë të ditur së gjatë kësaj periudhe njësitë Doganore kanë regjistruar 23 raste të parandalimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara.

Në rastet e zbuluara si mallra të kontrabanduara sipas tij janë identifikuar sasi të konsideruershme të mallrave të llojit të ndryshëm si Pije jo alkoolike dhe alkoolike, derivate të naftës si dhe produkte të ndryshme ushqimore.

Stavileci ka thënë se ndër më të theksuarat në këtë veprimtari ishte ajo me derivate të naftës, ku oficerët Doganor gjatë kësaj jave kanë konfiskuar rreth 2000 litra derivate të naftës, tërë sasia  është zbuluar në rajonin e Mitrovicës, gjithashtu në këtë rajon Oficerët Doganor zbuluan sasi të caktuara të pijeve të gazuara rreth 400 litra, po ashtu edhe pije alkoolike të llojeve të ndrysme si dhe Birra, në sasi rreth 250 copë, të gjitha pa banderolla.

Edhe nëpër vendkalimet e tjera kufitare Oficerët Doganor sipas tij kanë zbuluar disa raste në tentim kontrabandimi të mallrave të ndryshme si Barna pa banderola, paisje sportive etj, të gjitha këto në vlera më të ulta.

"Të gjitha rastet e regjistruara të kontrabandimit me mallra i janë dorëzuar sektorit për kundervajtje doganore ndërsa ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedurat për kontrabandim me mallra", ka theksuar Stavileci.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 dhjetor 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Ne kuadër të Ditës botërore të luftës kundër sëmundjes së HIV/AIDS, Drejtoria e Shëndetësisë organizon hapjen e Qendrës Mobile për testim me ç’ rast Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë Izet Sadiku do të vizitojnë këtë qendë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton kërkesat buxhetore të institucioneve që i raportojnë Komisionit, lidhur me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës organizon një panel diskutimi me temë “Barazia - Dita Botërore e HIV/AIDS” me akterët relevant të kësaj teme. (Salla e amfiteatrit në objektin e Qendrës së Studenteve, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitare nga ZRRE për periudhën 2013-2017 dhenga KEK për periudhën 2018-2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Kolegji AAB organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Integrime, politikanes së njohur gjermane, ish deputete në Parlamentin Evropian, zonjës Doris Pack. (Teatrin AAB “Faruk Begolli”, ora 15:00)

- Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë për të kërkuar që vrasjet e grave nga burrat të trajtohen si urgjencë kombëtare. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 16:00)

- Galeria 17 organizon hapjen e ekspozitës "In the making", nga Yll Xhaferi dhe DYVO. (Galeria 17, ora 18:00)

- Mbahet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit International Film Festival” edicioni i 3 -të. (Kino Armata, ora 19:00)