19 Prill 2024

Dogana parandalon 37 raste kontrabandimi

Prishtinë 26 gusht - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se vazhdon me kontrolla intensive duke mbuluar tërë territorin e Kosovës, për mbrojtje ndaj dukurive negative në vend.

Gjatë javës së fundit sipas njoftimit Dogana e Kosovës duke përfshirë të gjitha Pikë Kalimet Kufitare, si dhe njësitë mobile në teren kanë zbuluar rreth 40 raste në tentim kontrabandimi me mallra të ndryshme si produkte ushqimore, produkte kozmetike, pajisje të ndryshme, telefona celular etj.

Ndër to ka pasur edhe raste të zbulimit të mallrave të ndaluar si armë zjarri, fishek gjuetie si dhe medikamente të ndryshme pa banderola.

Saktësisht me datën 23 në Pikë Kalimin Kufitare Qafa e Morinës njësitë anti-kontrabandë të Doganës kanë zbuluar të fshehur 29 copë fishek gjuetie tipi 12 kalibri 70mm, në një automjet me targa të Shqipërisë, tek sa po hynte në këtë pikë kufitare. Vozitësi i automjetit dhe bashkudhëtari ishin shtetas të Shqipërisë.

Gjithashtu në po te njëjtën ditë është zbuluar edhe një rast tjetër që i përket mallrave të ndaluara.

Në magjistralen Mitrovicë Prishtinë në një pikë kontrolli të njësitit mobil, është selektuar një automjet për kontroll me targa të Serbisë, në të cilën është zbuluar një pistoletë TT, si dhe dy karikatorë me municion për të cilat udhëtari nuk posedonte leje.

Rastet e regjistruara të kontrabandimit me mallra janë dorëzuar sektorit për kundërvajtje doganore, ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedura për kontrabandim me mallra.

Ndërsa rastet e zbulimit me mallra të ndaluara i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedurë të mëtutjeshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)