19 Gusht 2022

Dogana parandalon 26 raste tentim kontrabande

Prishtinë, 3 shtator - Dogana e Kosovës, përkatësisht njësitë anti-kontrabandë, gjatë javës së fundit identifikojnë dhe parandalojnë mallra të ndryshme në tentim kontrabandimit.

Zëdhënësi i doganave Adriatik Stavileci ka thënë së gjatë kësaj periudhe njësitë Doganore kanë regjistruar 20 raste të parandalimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara.

Në rastet e zbuluara si mallra të kontrabanduara sipas tij janë identifikuar sasi të konsiderueshme të mallrave ushqimore pije joalkoolike, derivate të naftës etj.

Stavileci ka thënë së shumica e rasteve të identifikuara, kane ndodhur në Miëtrovicë, raste këto në tentim kontrabandimi.

\"Nder me te shpeshta ishte ajo me derivate të naftës, ku oficeret doganore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë kësaj jave kanë konfiskuar rreth 7000 litra naftë\", ka deklaruar zëdhënësi Stavileci.

Po ashtu oficerët Doganorë sipas tij në ketë rajon zbuluar sasi te caktuara te pijeve te gazuara afro 1500 litra. Nder te tjera kishte edhe produkte te ndryshme ushqimore si dhe kafshe te gjalla afër 1000kg.

Po ashtu edhe nëpër pikat tjera kufitare oficerët Doganorë kanë zbuluar disa raste në tentim kontrabandimi të mallrave të ndryshme, me vlera me të  ulëta.

 \"Të gjitha rastet e regjistruara të kontrabandimit me mallra i janë dorëzuar sektorit për kundërvajtje doganore ndërsa ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedurat për kontrabandim me mallra\", ka theksuar ai.

Dogana  e Kosovës është duke e vazhduar me zbatimin e planit operativ kundër kontrabandës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2022 - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

= Mbahet ceremonia solemne e vënies se gurthemelit të ndërtesës së re të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” tek ish objekti i KRU “Mitrovica”. (Rruga “Bislim Bajgora” Mitrovicë, ora 12:00)