19 Prill 2024

Dogana parandalon 21 raste tentim kontrabande

Prishtinë, 20 gusht - Gjatë javës së fundit  njësitet e doganës kanë  parandaluar rreth 21  raste të ndryshme të tentim kontrabande nëpër vendkalime të ndryshme kufitare.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Doganave të Republikës së Kosovës Adriatik Stavileci sipas të cilit në veri të vendit, Mitrovicë edhe më tutje rastet e tentim kontrabandimit janë më të shpeshta.

Në javën e tretë të muajit gusht njësitë mobile antikontrabandë sipas tij kanë parandaluar disa raste në tentim kontrabande.

Stavileci ka thënë së shumica e rasteve të zbuluara i përkasin tentim kontrabandimit me derivate të naftës , po ashtu edhe të pijeve joalkoolike.

Në disa nga rastet e parandaluara në këtë rajon, njësite antikontrabandë të Doganës se Kosovës sipas tij kanë arritur të zbulojnë rreth 7740 litra derivate të naftës.

"Kundërvajtësit kryesisht janë banorë të Mitrovicës. Sasia e zbuluar menjëherë është konfiskuar dhe I është nënshtruar procedurës së mëtutjeshme", ka theksuar ai.

Ndër rastet e zbuluara njësitë doganore kanë zbuluar edhe disa raste tjera të tentim kontrabandimi  si lëngje të gazuara rreth 630 litra, lëngje të pa-gazuara rreth 460 litra, si dhe vaj ushqimor rreth 600 litra.

Po ashtu të gjitha mallrat e zbuluara janë konfiskuar, në disa raste është konfiskuar edhe automjetet me te cilat bartnin mallrat e lartë-përmendura.

Edhe nëpër  pikat tjera Doganore si  Hani Elezit, Podujevë, u zbuluan disa raste në tentim kontrabandimi, të mallrave të ndryshme, si Aparate për lojëra fati, Syza, CD me përmbajtje fetare etj,  kryesisht ishin  vlera më të ulëta.

Rastet e zbuluara kishin për qellim kontrabandimi me mallra të ndryshme, duke mos e deklaruar mallin me qellim që ti shmangen taksave doganore.

Të gjitha mallrat e zbuluara janë konfiskuar, dhe do ti nënshtrohen procedurës për kundërvajtje Doganore
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)