29 Mars 2024

Dogana konfiskon sasi të argjendit

Hani Elezit 28 mars - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se në pikëkalimin kufitar Hani Elezit, Oficeret Doganor kanë parandaluar sasi të konsiderueshme të argjendit gjatë një tentim kontrabandimi.

Automjeti i tipit Fiat Line me targa te Turqisë sipas njoftimit është ndalur nga oficerët Doganore për kontroll ku gjatë kontrollit është gjetur një sasi e argjentit.  

\"Edhe pse pala është përgjigjur që nuk ka asgjë për të deklaruar, oficerët e vendosen veturen në garazhe për kontroll detal.\"

Gjatë kontrollit të vetures, saktesisht në çantën personale të vozitësit Oficeret Doganor zbuluan një qese të vogël me argjend.

Me pas është ushtruar edhe kontroll trupor ndaj palës, ku në xhep kishte te fshehur po ashtu  dy qese të mbushura me po të njejtin mall.

Sasia e mallit te zbuluar është rreth 400gr argjend: 27 copë unaza, 27 palë vathë dhe 27 copë varse për qafore.

E tërë sasia e zbuluar është konfiskuar kurse  rasti I referohet sektorit per kundervajtje doganore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)