24 Prill 2024

Dogana konfiskon mallra të kontrabanduara në brendi dhe kufi

Prishtinë, 16 mars - Dje në pikalimin kufitar të Vermicës, Dogana e Kosovës ka zbuluar 1,7 kg argjentë. Automjeti i tipit Audi A6 me targa Shqipërisë dhe drejtohej nga një shtetas kosovar.

Adriatik Stavileci zëdhënës i Doganave të Kosovës ka bërë të ditur së gjatë kontrollimit detal te automjetit te lartpërmendur, në brendi të automjetit te ulëset mbrapa, më saktë te vendi i ndihmës së parë  i cili vend shërben edhe si mbajtës dore, kemi gjetur tre paketime me argjend te cilat pala nuk i ka deklaruar.

Pas matjeve sasia e saktë ka qenë një kilogram e shtatëqind e pesëmbëdhjetë gram.

Malli sipas tij është konfiskuar dhe është plombuar, derisa rasti i referohet sektorit për kundërvajtje doganore.

Stavileci ka thënë së gjithashtu dje pasdite Dogana e Kosoves ka ndërmarr aksion një operacion kontrolli ne tre barnatore qe gjenden ne oborrin e QKUK-së. Gjatë kontrolles ne dy barnatore kemi hasur ne medikamente pa banderola ndërsa ne barnatoren e tretë nuk kemi hasur ne ndonjë parregullsi.

Është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e medikamenteve te prodhuesit “Galenika” nga Serbia dhe te prodhuesi”Jugoremedia” po ashtu nga shteti i Serbisë, sasia e përgjithshme e konfiskuar është:

-    933 njësi, lloje te ndryshme te barërave.
-    270 njësi ampula te prodhuesve te ndryshëm dhe
-    18 copë pajisje parafarmacie, te gjitha këto pa dokumente (fatura) për prejardhjen mallit.

\"Dogana e Kosovës gjatë ushtrimit të kontrollës kishte  ftuar edhe inspektoriatin e AKPM-se që asistoi në identifikimin e produkteve te pa licencuara. Pas përfundimit të kontrollës barnat iu dorëzuan AKPM-së. \"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)