29 Mars 2024

Dogana konfiskon mallra me vlerë afërsisht 70.000 euro

Prishtinë, 17 mars - Drejtoria e Doganës së Kosovës ka bërë të ditur se ka reviduar raportin  e punës dy mujore të TASK forcës duke analizuar rezultatet e arritura në këtë periudhë.

Duke u bazuar dokumentin për Luftimin e Kontrabandës dhe Evazionit Fiskal që është aprovuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës dhe Policisë, Task Forca me qëllim parësor të bashkërendojë dhe koordinojë veprimet dhe aktivitetet për të parandaluar dhe luftuar  kontrabandën ne te gjithë territorin e Kosovës, dhe me theks te veçantë ne Regjionin e Mitrovicës ka arritur suksese të konsiderueshme.

Gjatë kësaj periudhe sipas doganës janë zhvilluar aktivitete te përbashkëta ne terren nga ana e  DK dhe PK ku janë organizuar dhe janë ndërmarrë aktivitete dhe kontrollet të përbashkëta në depo dhe vende të shitjes të subjekteve të ndryshme për te cilat ka pasur dyshime se kanë në posedim mallra të kontrabanduara në gjithë territorin e Kosovës, me ketë rast kane dominuar kontrollet e ushtruara te subjektet e Regjionit e Mitrovicës.

Në regjionin e Mitrovicës janë zbuluar 144  raste të kontrabandës me ç’rast është bere ndalimi dhe konfiskimi i mallrave të ndryshme. Lloji dhe natyra e mallrave qe me se shumti kështë konfiskuar është si në vijim:

-    Derivate të naftës  - Sasia e Konfiskuar:  24081 Litra
-    Prodhime ushqimore- Sasia e Konfiskuar : 10286.18 Kg
-    Mall i ndryshëm (tekstil, etj ); 
-    Barna (medikamente) pa banderolë : 2947 cope ( Pako te vogla te ndryshme
-    Pije alkoolike – Sasia e Konfiskuar :2053.55 Litra
-    Pije  joalkoolike –  Sasia e Konfiskuar : 9661.55 Litra
-    Prodhime higjienike  ( 794.23 Litra , 290.20 Kg , 2206 cope )
-    Prodhime ushqimore – Sasia e Konfiskuar : 10286.18 Kg
    
Vlera e mallrave te konfiskuara  arrin shumën afërsisht  70.000 €. Ndërsa ka edhe shumë raste të tjera të cilat janë duke u dyshuar për vepra penale, prandaj procedurat hetimore ndaj këtyre rasteve janë duke vazhduar. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)