28 Mars 2024

Dogana konfiskon 951 shishe alkool

Prishtinë, 10 shtator - Sot njësitet e Doganës gjatë një aksionit konfiskuan pije të ndryshme alkoolike: me banderola falsë dhe pa banderola.

Zëdhënësi i Doganave të Repulikës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka bërë të ditur së sasia e konfiskimit arrin shifren prej 951 shishe pije të ndryshme alkoolike.

"Alkooli menjëherë është konfiskuar nga Dogana dhe do te trajtohet konform dispozitave për mallrat e konfiskuara, kurse ndaj palës përgjegjëse ne procedure do të iniciohet procedura konform dispozitave të Kodit Doganor dhe Akcizave ne Kosovë", ka thënë Stavileci.

Dogana sipas tij iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës se nëse hasin pije alkoolike pa banderola të Kosovës menjëherë të lajmërojnë në doganë apo institucionet tjera të zbatimit të ligjit. 

Stavileci ka theksuar se gjatë javës së fundit Dogana e Kosovës identifikon dhe parandalojë 17 raste  në tentim kontrabandimi me mallra të ndryshme. Në të gjitha rastet e zbuluara mallrat e kontrabanduara janë identifikuar kryesisht produkte ushqimore me vlera të ulta.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)