25 Prill 2024

Dogana konfiskon 5,8 kg ari

Prishtinë 4 nëntor - Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot kanë ushtruar kontrolle të befasishme në dy lokacione në Prishtinë, respektivisht dy dyqane që merren me shitblerjen e arit.

Adriatik Stavileci zëdhënës i Doganës ka thënë së Dogana dhe Policia e Kosovës kanë filluar një hetim të përbashkët pas dyshimeve që në këto dyqane ka sasi të arit e cila ka arritur të kontrabandohet, kurse sot në orët e pasdites është kryer bastisja e këtyre lokacioneve.

Në lokacionin e pare sipas tij janë konfiskuar  4,3 kilogram ari, kurse në lokacionin e dytë të janë konfiskuar 1,5 kg ari.

Sasia e tërësishme sipas Stavilecit është prej 5,8 kg është ndaluar përkohësisht dhe hetimet për këtë rast janë duke vazhduar deri në verifikimin e saktë të gjitha rrethanave. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)