24 Prill 2024

Dogana fillon ne shitjen online te mallrave te konfiskuara

Prishtinë, 1 shtator - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se nga sot ka funksionalizuar sistemin e shitjeve online për mallra të konfiskuara.  

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka thënë së në kuader të modernizimit dhe përmirësimit të sherbimeve ndaj qytetarve dogana ka filluar me sistemin me të ri të shitjeve online.

Ky sistem sipas tij mundëson të gjithë qytetaret e Republikës se Kosoës që të kenë qasje dhe njehkohsisht të marrin pjesë online në ankandet e organizuara nga Dogana.

Sistemi funksionon përmes web faqes sonë ku fillimisht  kërkohet regjistrimi e pastak qasja në ankande është automatike.  

"Pas sistemit të zhdoganimeve Asycuda, sistemin e komunikimit online, e-administrates tani sistemi I shitjeve online të mallrave të konfiskuara ka shndërruar Doganen e Kosovës në administraten e parë në vend që ka funksionon  100% online dhe ju mundëson të gjitha palëve të interesit të kenë qasje dhe përdorim të sherbimeve të doganës në menyrë eletronike", ka theksuar Stavileci. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)