27 Prill 2024

Dogana e Kosovës asgjëson mallra falso

Prishtinë, 12 shtator - Dogana e Republikës së Kosovës sot  në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës ka ka shkatrruar mallra me vlerë rreth 7 mijë euro është mallra këto të cilat kanë shkelur të drejtën e autorit dhe që janë zbuluar në sektorin e arritjes së pasagjerëve. 

Sasia e tyre: është 77 bluza të markës Gant, 21 orë dore të markës La coste dhe Puma, dhe rreth 177 llogo të markës Channel, XL dhe Valentino.

Ardian Jashari nga Dogana e Kosovës u shpreh se asgjësimi i këtyre mallrave bëhet konform ligjit, nën mbikëqyrjen e bartësit të drejtës së autorit, derisa tha se është përgjegjësi e doganës konform ligjit për të kontrolluar dhe verifikuar një markë tregtare e cila është e mbrojtur.

“Secila nga këto pajisje që janë asgjësuar, ka pas shkelje të drejtës së autorit. Kompanitë që janë të autorizuara për mbrojtjen e të drejtës së autorit, rrjedhimisht kanë bërë shkelje të asaj drejte, që sipas ligjit ne jemi të obliguar për me asgjësuar”, ka theksuar Jashari.

Konform Ligjit 03 L 170, dogana ka për obligim verifikimin e një marke tregtare, e cila është e mbrojtur, më pastaj komplet barra bie mbi bartësin e drejtës si dhe personin tek i cili është gjet sasia e mallit, e cila bënë shkeljen e drejtës së autorit.

Pas zbulimit dhe konfiskimit, ai tha se barra bie komplet mbi bartësin e të drejtës dhe personit të cilit i gjindet malli.

Ai u shpreh se ky zbulim i këtyre mallrave tregon se dogana e ka shtuar kontrollin e pasagjerëve dhe të mauneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)