18 Gusht 2022

Diamanti rozë mund të shitet deri në 38 milionë dollarë

SHBA, 8 tetor - Një diamant i rrallë në ngjyrë rozë që do të nxirret në ankand muajin e ardhshëm mund të shitet deri në 38 milion dollarë.

Këtë shifër e dhanë ekspertët e firmës së ankandeve Sotheby. Diamanti i bukur prej 24.78 karat do të vihet në shitje nga një koleksionist privat i paidentifikuar, njoftoi firma.

Ky diamant u shit për herë të fundit nga koleksionisti i Nju Jorkut Harry Winston dhe ka një prerje klasike me kënde paksa të rrumbullakosur. Për shkak të përdorimit, diamanti ka një difekt që nuk duket me sy të zhveshur por mund të riparohet dhe të vlerësohet si i përsosur.

Ai ka filluar të ekspozohet në vende të ndryshme të botës duke filluar me Hong Kongun më 2 tetor, ndërsa më 16 nëntor do të nxirret në ankand në Gjenevë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)