19 Prill 2024

Deficiti tregtar i Kosovës ulët për 11 për qind

Prishtinë, 21 gusht - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin korrik 2020.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-11.0%) në muajin korrik 2020, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019, gjegjësisht në vlerë prej 263.7 milionë Eurosh, krahasuar me deficitin prej 296.4 milionë Eurosh, sa ishte në vitin 2019. Eksporti mbulon importin me 13.9%.

Eksporti i mallrave në muajin korrik 2020 kishte vlerën 42.6 milionë Euro, ndërsa importi 306.3 milionë Euro, që është një rritje prej 5.4% për eksport dhe një rënie prej (-9.1%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.
 
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 32.6% të eksporteve përbëhen nga metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.2% të eksporteve përbëhen nga plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10.2% të eksporteve përbëhen nga artikujt e ndryshëm të prodhuar; 9.8% të eksporteve përbëhen nga ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.4% të eksporteve përbëhen nga produktet bimore; 4.8% të eksporteve përbëhen nga produktet minerale; 3.8% të eksporteve përbëhen nga tekstili dhe artikujt prej tij,  etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.5% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.6% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.0% e përbëjnë produktet minerale; 9.0% e përbëjnë mjetet e transportit; 8.3% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 18.6 milionë Euro, ose rreth 43.8% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 43.7%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Italia (12.4%), Gjermania (8.9%), Austria (6.0%), Holanda (3.8%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 141.4 milionë Euro, ose 46.2% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej 13.3%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13.0%), Italia (5.8%), Greqia (4.0%), Polonia (3.1%),  etj.

Në muajin korrik 2020, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 17.0 milionë Euro, ose 40.0% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 2.2%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (17.5%), Maqedonia (9.7%), Serbia (8.9%), dhe Mali i Zi (2.1%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin korrik 2020, arritën në 65.0 milionë Euro, ose 21.2% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 32.0%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (6.6%), Maqedonia (6.3%), dhe Serbia (6.2%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 6.8 milionë Euro, ose 16.1%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmendet Zvicra (7.8%).

Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 99.8 milionë Euro, ose 32.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13.2%) dhe Kina (9.6%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)