28 Mars 2024

Deficiti tregtar i Kosovës më të lartë për 41.7 për qind

Prishtinë, 25 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin janar 2022.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 41.7% në muajin janar 2022, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 273.8 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 193.2 milion Euro në vitin 2021. Eksporti mbulon importin me 19.0%.

Eksporti i mallrave në muajin janar 2022 kishte vlerën 64.2 milion Euro, ndërsa importi 338.1 milion Euro, që është një rritje prej 50.9% për eksport dhe 43.4% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.
 
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 28.1% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 20.5% e përbëjnë produktet minerale; 18.3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.4% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 4.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 25.6% e përbëjnë produktet minerale; 10.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.1% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 8.3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej; 6.9% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.5% e përbëjnë mjetet e transportit, tyre, etj.
    
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 26.0 milion Euro, ose rreth 40.6% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 74.9%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (7.7%), Sllovenia (7.5), Danimarka (6.8%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 165.6 milion Euro, ose 49.0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 47.5%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Sllovenia (11.5%), Gjermania (10.6%), Italia (4.9%), Danimarka (4.6%), etj.

Në muajin janar 2022, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 15.6 milion Euro, ose 24.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 12.4%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Maqedonia e Veriut (12.2%), Shqipëria (6.1%), Serbia (4.3), Mali i Zi (1.0%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin janar 2022, arritën në 50.8 milion Euro, ose 15.0% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 41.5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (5.6%), Serbia (4.8%) dhe Shqipëria (3.5%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 22.4 milion Euro, ose 35.0%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (24.1%), dhe Zvicra (6.9%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 121.5 milion Euro, ose 36.0%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (11.8%) dhe Kina (9.1%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)