26 Maj 2022

Deficiti tregtar i Kosovës më i lartë për 27 për qind, arrin në 394 milionë euro

Prishtinë, 25 janar - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2021.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 27.8% në muajin dhjetor 2021, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2020, gjegjësisht në vlerë prej 394.9 milion Euro, krahasuar me deficitin 309.1 milion Euro në vitin 2020. Eksporti mbulon importin me 14.1%.

Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2021 kishte vlerën 65.0 milion Euro, ndërsa importi 460.0 milion Euro, që është një rritje prej 39.3% për eksport dhe 29.3% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 30.5% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 22.1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.1% e përbëjnë produktet minerale; 3.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike,  etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 15.0% e përbëjnë produktet minerale; 14.0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 8.6% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 6.8% e përbëjnë produktet e industrisë kimike, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 17.2 milion Euro, ose rreth 26.5% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 43.5%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9.4%), Italia (2.9%), Holanda (2.3%), etj.

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 210.6 milion Euro, ose 45.8% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 30.4%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.0%), Italia (7.2%), Sllovenia (4.7%), Greqia (4.3%), etj.

Në muajin dhjetor 2021, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 22.8 milion Euro, ose 35.1% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-1.0%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (13.5%), Maqedonia e Veriut (13.3%), Serbia (5.4), dhe Mali i Zi (2.0%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin dhjetor 2021, arritën në 79.4 milion Euro, ose 17.3% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 14.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6.4%),  Maqedonia e Veriut (5.2%), dhe Shqipëria (4.3%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 24.9 milion Euro, ose 38.4%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (25.9%), dhe Zvicra (6.6%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 169.9 milion Euro, ose 37.0%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13.4%) dhe Kina (11.0%). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 maj 2022

- Fillon punimet konferenca “Qasjet Aktuale në Diagnostikimin dhe Menaxhimin e Pacientëve me Sklerozë Multiple, Dita Botërore e Sklerozës Multiple 2022”. (Four Points by Sheraton, Marigona Residencë, ora 9:00)

- Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Drejtoresha e Misionit të USAID-it, Zeinah Salahi, do të flasë në hapjen e Forumit të Bizneseve të Diasporës. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon hapjen zyrtare të edicionit të parë të Panairit të Karrierës dhe Punësimit AAB 2022. (Kolegji AAB, ora 10:00)

- Në kuadër të projektit “Evropa Juglindore - Së Bashku Kundër Korrupsionit” mbahet konferenca për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Nevoja për institucionalizimin e vlerësimit anti-korrupsion në Kosovë”, në të cilin raport trajtohet ndryshimi e shpeshtë i ligjeve anti-korrupsion dhe nevoja që ndryshimeve të ligjeve tu paraprijë vlerësimi periodik i legjislacionit dhe masave anti-korrupsion. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria që ishin pjesë e UÇK-së bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz. (Prekaz, ora 10:00)

-  Zyrtari për Sektorin Privat në USAID, Mathju Kulinajn, bashkë me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajnë fjalë rasti në ceremoninë përmbyllëse të Programit të USAID-it Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt. (Hoteli Emerald, ora 10:30)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe te vendi i rënies së dëshmorëve të kombit Sadedin Hajda dhe Mexhit Mustafa. (Hamoc, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton rreth emrave të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  N303, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe të vendi i rënies së dëshmorëve të kombit Feim Gashi, Sakip Bellaqa, Përparim Thaqi në fshatin Fortesë. (Fortesë, ora 12:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon konferencë për media si pjesë e Javës Kundër Varfërisë Menstruale dhe Stigmatizimit të menstruacioneve. (Para Bibliotekës Kombëtare, ora 12:30)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit Milaim Morina dhe Xhevdet Krasniqi. (Në rrugën Fortesë-Celinë, ora 13:0)

- Ministrja e  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të takohet me një delegacion nga Shqipëria, të kryesuar nga ministrja e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, me rastin e organizimit të konferencës “Turizmi i përbashkët Kosovë - Shqipëri”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)

- Mbahet konferenca për media e përzgjedhësit Alain Giresse në kuadër të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në UEFA Nations League. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit në fshatin Brestoc. (Brestoc, ora 14:00)

- Kombëtarja e Kosovës i fillon stërvitjet dhe do t’i mbajë dy seanca në Kampin Nacional në Hajvali. (Stërvitja e parë mbahet, ora 10:30 derisa stërvitja e dytë, ora 17:30)