25 Prill 2024

Deficiti buxhetor i Greqisë, 7,23 miliardë euro

Athinë, 14 maj - Greqia gjatë periudhës janar-prill ka regjistruar deficit buxhetor prej 7,23 miliardë euro, ndërsa buxheti i projektuar për këtë vit është 6,92 miliardë euro, tregojnë të dhënat preliminare të Ministrisë së Financave.

Gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar buxheti i Greqisë ka qenë në deficit prej 6,73 miliardë euro.

Shpenzimet për katër muajt e parë të vitit 2011 kanë qenë më të vogla për 973 milionë euro nga 23,29 miliardë eurot e projektuar, derisa të ardhurat e përgjithshme kanë qenë më të vogla për 1,28 miliardë euro, nga ato që janë parashikuar në buxhetin prej 16,36 miliardë euro.

Greqia para një viti fitoi një pako të masave për ndihmë në vlerë prej 110 miliardë euro nga BE-ja dhe FMN-ja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)