01 Shkurt 2023

Çmimi i vajit, artificial dhe i paarsyeshëm

Prishtinë, 10 mars - Çmimi i vajit ushqimor në tregun e Kosovës është më i shtrenjti në gjithë botën, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sot, një litër vaj është shitur për 3.50 euro - nga më pak se 2.00 euro sa ka qenë dy ditë më parë.

Kryeministri Kurti rritjen e çmimit të vajit e ka cilësuar artificial dhe të paarsyeshëm.

“Kjo ka të bëjë me njerëzit që dëshirojnë të përfitojnë nga një krizë botërore dhe jo nga gjendja reale në vendin tonë”, tha ai, pas vizitës në fabrikën e përpunimit të vajit “Floil” në komunën e Gjilanit.

Kurti deklaroi se nuk ka nevojë për panik, pasi vaj ushqimor për qytetarët e Kosovës ka edhe për një muaj.

“Në stoqet e kësaj fabrike ka edhe rreth 300 mijë litra vaj të papërpunuar, pas përpunimit do të mjaftojnë për një muaj konsum në Kosovë”, tha Kurti.

Ai tha se Qeveria do të angazhohet për bashkëpunim me shtete partnere që të sjellin lëndën e parë për ripërpunim të vajit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)