26 Prill 2024

Çmimi i naftës, rekordi më i lartë në 2 vitet e fundit

New York, 9 prill - I ndikuar nga rritja e normës së interesit nga Banka Qendrore Evropiane dhe tërmetit tjetër në Japoni, çmimi i naftës në bursën e New York-ut u rrit me 1.47 dollarë më 7 prill.

Kështu çmimi arrtit në 110.30 dollarë për fuçi, duke krijuar rekordin më të lartë për 2 vjet e gjysmë.

Banka Qendrore Evropiane njoftoi rritjen e normës bazë të interesit me 25 pikë, duke e bërë atë 1.25%.

Edhe të dhënat e publikuara nga Departamenti amerikan i Punës, mbështesin rritjen e çmimit të naftës. Ndërkohë, përmirësimi i tregut të punës në SHBA, tregon rifillimin stabilizimit të tij.

Megjithëse një tjetër tërmet i fortë prej 7.4 ballësh sipas shkallës Rihter që goditi Japoninë, mund të shkaktojë uljen e kërkesës nga ky vend për energji, kjo nuk do të ndryshojë tendencën e rritjes së çmimit të naftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)