26 Prill 2024

Çmimi i naftës do arrijë shifrën e 100 dollarëve për fuçi

Vjenë, 19 janar - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (AIE) ka theksuar se çmimi i naftës pritet të shkojë 100 dollarë për fuçi.

Duke paralajmëruar edhe një krizë në tregjet e prodhimit dhe konsumit agjensia thekson gjithashtu se pesha në GDP-në botërore e nivelit të parashikuar të çmimit do të ketë një ndikim në masën 5 për qind.

“Rritja e çmimit nuk ka lidhje me ndryshimin e temperaturave gjatë 2010-s, sesa me kërkesën e lartë për karburant me rreth 3,2 për qind, ose 2,7 milionë fuçi”, - theksoi AIE, duke shtuar se për 2011-n, kërkesa pritet të rritet me 1,4 milionë fuçi.

Ndërkohë sipas OPEC-ut, kërkesa botërore për karburant do të arrijë në 87,3 milionë fuçi në ditë, ose 1.2 milionë më shumë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)