28 Tetor 2021

Çmimi i naftës Brent rritet mbi 60 dollarë për fuçi

New York, 8 shkurt - Çmimi i naftës Brent arriti mbi 60 dollarë për fuçi pas furnizimeve të shtrënguara globale të naftës dhe rriti shpresat mbi kalimin e pakos stimuluese të SHBA-së.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent tregtohej me 59,78 dollarë për fuçi në mëngjes me një rritje prej 0,74 për qind pas mbylljes së të premtes me 59,34 dollarë për fuçi.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar West Texas Intermediate (WTI) u tregtua me 57,35 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë me rritje prej 0,88 për qind pasi përfundoi seancën e mëparshme me 56,85 dollarë për fuçi.

Çmimi i naftës Brent arriti në 60,12 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga 20 shkurt i vitit të kaluar kur tregtohej me 60 dollarë për fuçi. Kjo u nxit nga shpresat e reja të planit të shumëpritur të stimulit pasi Senati i SHBA-së miratoi rezolutën buxhetore të premten herët që do të ndihmojë miratimin më të lehtë të premtimit të Presidentit të SHBA-së Joe Biden për një pako më të lartë në javët e ardhshme.

"Është shumë e qartë se ekonomia jonë është ende në telashe", deklaroi Biden, duke iu referuar raportit të dobët të pagave jo-fermë për janarin ndërsa theksoi se më shumë se 10 milionë njerëz janë ende pa punë.

Ai tha se "Plani Amerikan i Shpëtimit" do të siguronte 160 miliardë dollarë për strategjinë e koronavirusit, përparësia e së cilës janë vaksinat, dhe përsëriti angazhimin e tij për 1.400 dollarë në çeke të drejtpërdrejta për individët.

Pakoja e tij stimuluese do të vazhdojë gjithashtu sigurimin e papunësisë deri në fund të shtatorit, e cila është planifikuar të mbarojë më 13 mars.

Zhvillimet pozitive të vaksinave, të cilat po përmirësojnë perspektivën e kërkesës, gjithashtu kontribuan në përmirësimin e tregut të naftës.

Irani të dielën prezantoi vaksinën e tij të dytë vendore COV-Pars, e cila pritet t'i nënshtrohet testimi në njerëz nga e hëna.

Irani, vendi më i keq i prekur nga virusi në rajon, do të fillojë vaksinimin këtë javë me grupet më me rrezik të lartë, si punonjësit e kujdesit shëndetësor, të sëmurit dhe të moshuarit, duke përdorur vaksinën e prodhuar nga Rusia Sputnik V.

Çmimet e naftës janë mbështetur prej kohësh nga zhvillimet e vaksinave me shpresën e një rikthimi të kërkesës. Premtimi i Arabisë Saudite për frenimin e prodhimit të naftës të mbështetur nga OPEC+ ofron një stimul të mëtejshëm për të ushtruar një prirje në rritje të çmimit të naftës ndërsa investitorët shpresojnë në zvogëlimin e furnizimit të tepërt për shkak të pandemisë.

Megjithatë, shqetësimet e për kërkesat e dobëta ende vazhdojnë të ndikojnë çmimet mes varianteve të reja të virusit që po përhapen në SHBA dhe rajone të tjera në gjithë botën.

"Java e kaluar ishte euforike për tregjet në përgjithësi pas takimeve të fundit të OPEC+, duke lënë të paprekura frenimet e prodhimit në vazhdim dhe me një perspektivë pozitive për kërkesën e naftës këtë vit", tha për AA analisti i rrezikut politik dhe naftës, Jose Chalhoub.

Frenimet e mëtejshme të prodhimit të udhëheqësit de-fakto të OPEC-ut, Arabia Saudite, do të lehtësojnë tregun e naftës në muajt e ardhshëm, tha Chalhoub, megjithëse ai paralajmëroi që kërkesa ende nuk po arrin nivelet para-COVID.

Ai gjithashtu paralajmëroi se një tjetër rritje e çmimit të naftës është e mundur pas deklaratave të fundit nga Washington-i rreth vendimit të tyre për të mos hequr sanksionet kundër Iranit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2021

- Fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. (Salla 1 Tetori nga ora 08:00 deri në ora 19:00)

- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive - dhe masës 2.4 - Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë (Salla P38), ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava do ta pres një delegacioni të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar nga Shkëlqesia e Tij, Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, Ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. (Ndërtesa e KQZ-së, Kati 4, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon mbledhjen Komemorative me rastin e kalimit në amshim të Burbuqe Berisha. (Teatri AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 10:00)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguro Qendren e re e të Moshuarve në lagjen Ulpianë. (Rr. Imzot Nikë Prelaj, E30, Ulpianë mbrapa pompës Exfis, ora 11:00)

- Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:30)

- Mbahen homazhet për të ndjerën Burbuqe Berisha. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati vizitojnë Administratën Tatimore të Kosovës. (ATK, kati I, ora 13:30)

- Hapet edicioni i 12 i Festivalit të Filmit të Shkurtër "Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje!, prof. dr. Mytaher Haskuka, do të mbajë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes në Prizren, ora 16:00)