29 Mars 2024

Çmimi i naftës Brent arrin nivelin më të ulët, bie nën 80 dollarë për fuçi

New York, 7 dhjetor - Çmimi i naftës Brent ra nën 80 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie prej më shumë se 3 për qind pasi investitorët janë të shqetësuar për një rritje më të madhe të normës nga Rezerva Federale e SHBA-së javën e ardhshme.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent u tregtua 79,72 dollarë për fuçi mëngjesin e sotëm, duke shënuar rënie prej 3,58 për qind nga çmimi i djeshëm prej 82,62 dollarë për fuçi.

Në të njëjtën kohë, standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) u tregtua me 74,41 dollarë për fuçi, duke shënuar një humbje prej 3,27 për qind pas seancës së mëparshme prej 76,93 dollarë për fuçi.

Brent regjistroi çmimin më të ulët në 11 muaj, duke arritur nivelin më të ulët që nga 7 janari si rezultat i pritjeve të dobëta të kërkesës për naftë, pasi sipas shumë ekonomistëve, shtrëngimi agresiv monetar i bankës qendrore vitin e ardhshëm mund ta çojë ekonominë amerikane në një recesion.
 
Gjithashtu edhe rritja e vlerës së dollarit amerikan mbështeti çmimet më të ulëta të naftës duke dekurajuar tregtarët të përdorin monedha të tjera.

Monedha e gjelbër shënoi rënie dje, megjithatë ajo ka qenë në një prirje në rritje për shkak të politikës monetare agresive të Rezervës Federale të SHBA-së.

Çmimet ranë pavarësisht shqetësimit të oferts pasi prodhuesit e grupit OPEC+ ranë dakord të mbajnë politikën e tyre të shkurtimit të prodhimit përballë ndalimit të Bashkimit Evropian (BE) dhe kufirit të çmimit të eksporteve ruse të naftës.

Raportet mbi reagimin e ardhshëm të Rusisë ndaj sanksioneve të ndryshme të vendeve perëndimore ndaj eksporteve ruse të hidrokarbureve intensifikuan frikën e ofertës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)