29 Mars 2024

Çmimi i gazit natyror në Evropë rritet për 13.4 për qind

Frankfurt, 29 shtator - Çmimi i gazit natyror për megavat-orë në Evropë u rrit me 13.4 për qind, sipas të dhënave më të fundit të tregut.

Çmimi i gazit natyror sot filloi me 207 euro ndërsa çmimi i megavat-orës i gazit natyror, i cili nga ora 10:20 tregtohej me 211 euro, u rrit me 13.4 për qind.

Zbulimi i rrjedhjes së gazit në tubacionet ruse "Rrjedha Veriore 1" dhe "Rrjedha Veriore 2" në Detin Baltik dje ishte efektiv në rritjen e çmimit.

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se rrjedhjet e gazit në tubacionet "Rrjedha Veriore 1" dhe "Rrjedha Veriore 2" ishin rezultat i një veprimi të qëllimshëm, jo ​​aksidental.

Dërgesat e gazit natyror përmes gazsjellësit "Rrjedha Veriore 1" u ndaluan më 31 gusht, me arsyetimin se nuk mund të kryheshin mirëmbajtjet e nevojshme.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)