18 Prill 2024

Çmimet e ushqimeve pësojnë rënie të lehtë

Romë, 8 prill - Çmimet e ushqimeve ranë për herë të parë në muajin mars, pas tetë muajsh rritje të vazhdueshme, deklaroi Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës (FAO), e varur prej OKB-së.
 
Indeksi i çmimeve të ushqimeve pësoi një rënie të lehtë në 229,8 pikë nga 236,8 të shkurtit, një rekord historik ky. Dridhërat, mishi dhe sheqeri janë midis produkteve kryesore që kanë njohur këtë tendencë.

Revoltat në botën arabe dhe katastrofat natyrore në Japoni e kanë ulur kërkesën për grurë, duke shkaktuar rënien e çmimeve, por një zyrtar i lartë i FAO-s paralajmëroi se rikthimi i këtyre vendeve në ritme normale zhvillimi, do të risjellë rishtrenjtimin e produkteve ushqimore.

Ai shprehu bindjen se gruri do të rikthehet të njohë rritje, pasi ai nuk përdoret vetëm si ushqim të përditshëm, por edhe për magazinim apo karburant bio, treg që po shtrenjtohet gjithashtu.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)