03 Shkurt 2023

Çmimet e tregtisë me shumicë në Gjermani rritën me 23,8 për qind

Berlin, 16 maj - Entit Federal të Statistikave (Destatis) ka bërë të ditur se çmimet e tregtisë me shumicë në Gjermani u rritën me 23,8 për qind në bazë vjetore në prill në vazhdën e luftës Rusi-Ukrainë.

Sipas Destatis, kjo përbën rritjen më të madhe në tregtinë me shumicë që nga viti 1962, kur filloi grumbullimi i të dhënave.

“Normat vjetore të ndryshimit në shkurt 2022 dhe në janar 2022 kishin qenë plus 22,6 për qind, përkatësisht plus 16,6 për qind”, shtoi enti.

Ndikimi i luftës është parë veçanërisht në lëndët e para dhe burimet e energjisë, tha Destatis, duke shtuar se edhe produktet ushqimore janë prekur nga lufta.

“Ndikimin më të madh në normën vjetore të ndryshimit në prill 2022 e pati rritja e çmimit në tregtinë me shumicë të produkteve të naftës minerale (plus 63,4 për qind)”, thuhet në deklaratë.

Çmimet gjithashtu u rritën me 2,1 për qind në bazë mujore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)