29 Janar 2023

Çmimet e naftës bien në 104,64 dollarë për fuçi

New York, 13 prill - Çmimet e naftës u luhatën sot pas ngërçit në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa dobësimi i kërkesës në Kinë kufizoi rritjen e mëtejshme të çmimeve të energjisë.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent ishte 104,47 dollarë për fuçi, 0,16 për qind më pak nga mbyllja e mëparshme prej 104,64 dollarë për fuçi.

Standardi i SHBA-së West Texas Intermediate (WTI) tregtohet me 100,42 dollarë për fuçi, pas mbylljes së mëparshme kur çmimi ishte 100,60 dollarë për fuçi.

Përshkallëzimi i tensioneve gjeopolitike në Evropën Lindore ngre shqetësime për mungesën e naftës, ndërsa politika e zero tolerancës së Kinës për rastet e COVID-19, e cila ka zgjatur karantinën në vend në 14 ditë, ka kontribuar në rreziqet e kërkesës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të martën se Ukraina kishte ndryshuar qëndrimin e saj pas bisedimeve të paqes në Stamboll të Turqisë muajin e kaluar, duke thënë se bisedimet tani ishin futur në një "rrugë qorre".

Rusia, një prodhuese e rëndësishme e naftës bruto, është e ekspozuar ndaj sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera evropiane, gjë që ka ndikuar në furnizimet në tregun global.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2023

- Mbahet Konventa e VII zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës ku prezentë do të jetë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. (Klan Arena, ora 12:00)