11 Gusht 2022

Çmimet e konsumit pesuan një ngritje prej 3 për qind

Prishtinë, 16 shtator - Enti i Statistikave të Kosovës tregon për një ngritje  të indeksit të çmimeve të përgjithshme të konsumit prej 3 për qind në muajin gushtë të vitit 2010, krahasuar me muajin korrik të vitit 2010. Shkas për këtë ngritje të përgjithshme, është rritja e çmimit të bukës dhe miellit që ka shënuar një rritje prej 22.5 për qind.

Ibish Asllani shef i divizionit të statistikave të çmimeve në ESK, tha se këto të dhëna bazohen në mbledhjen e më shumë se 370 artikujve në të gjithë Kosovën. 


“Në kohën kur  i kemi marrë të dhënat, buka është shtrenjtuar nga 27 cent në 36 cent. Po flas në kohën kur ne i kemi marrë të dhënat”, tha ai.

Ndërsa Drejtori i statistikave ekonomike dhe llogarive kombëtare në ESK, Ilir T. Berisha tha se shtrenjtimi i produkteve ka ndikuar në ngritjen e çmimeve te artikujt e përgjithshëm, sidomos ata ushqimor. “Buka është produkti kryesor dhe si të shtrenjtohet buka, ndikon edhe tek artikujt tjerë”, tha ai.

Ndërsa ngritjen dhe rënien e çmimeve dhe ndikimit të tyre në indeksin e tërësishëm të çmimeve të konsumit në Kosovë për muajin gusht ka pasur disa lëvizje sipas statistikave të ESK-së. Buka dhe drithërat kanë shënuar ngritje prej 22,5 për qind me një ndikim prej 2.3 për qind. Vajrat dhe yndyrat 12.1 për qind me një ndikim prej 0.3 për qind.

Qumështi, djathi dhe vezët kanë shënuar ngritje prej 1.9 për qind, me një ndikim prej 0.1 për qind. Sheqeri, reçeli, mjalta, çokolata dhe ëmbëlsirat kanë shënuar ngritje prej 2.6 për qind me një ndikim prej 0.1 për qind. Edhe duhani ka shënuar ngritje të çmimit prej 1.8 për qind, drutë e zjarrit 4.0 për qind dhe disa grupe produktesh tjera kanë shënuar një rritje të përgjithshme prej 0.2 për qind.

Rënie të çmimeve pati te perimet me – 0.3 për qind dhe te veshmbathjet kishte një rënie prej 0.2 për qind.

Shkalla e inflacionit e matur në  muajin gusht 2010 me muajin gusht 2009 ishte 5.9 për qind.  Dhe krahasuar me vitin 2009 dhe me muajin korrik të 2009 kishte një rënie prej 0.2 për qind.
ESK-ja që nga viti 2009 është integruar në programin e Bashkimit Evropian të krahasueshmërisë së çmimeve në projektin e paritetit të fuqisë blerëse.

Sipas të dhënave të ESK-së Kosova llogaritet se ka produktet më të lira ndër 27 vendet e rajonit. 

Elhami Ismajli 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)