06 Dhjetor 2022

Çmimet e konsumit në vendet që përdorin euro po rriten me një normë rekord

Bruksel,1 dhjetor - Shifrat zyrtare tregojnë se çmimet e konsumit në 19 vendet që përdorin monedhën e vetme euro po rriten me një normë rekord.

Eurostat, agjencia e statistikave e Bashkimit Evropian, tha se norma vjetore e inflacionit të eurozonës arriti në 4,9 për qind në nëntor, shifra më e larta që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1997.

Rritja e inflacionit në nëntor, nga 4,1 për qind në tetor, rekordi i mëparshëm, ishte kryesisht rezultat i rritjes së madhe të kostove të energjisë.

Ashtu si pjesa tjetër, edhe eurozona, e cila përbëhet nga 19 ekonomi, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, po përballen me rritje të mëdha të çmimeve si rezultat i rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia e koronavirusit dhe pengesave në zinxhirët e furnizimit.

Norma bazë e inflacionit, e cila heq artikujt potencialisht të paqëndrueshëm si alkooli, energjia, ushqimi dhe duhani, gjithashtu u rrit në nëntor me një normë vjetore prej 2,6 për qind nga 2 për qind.

Rritjet, në rrethana normale, ka të ngjarë të bëjnë presion mbi Bankën Qendrore Evropiane për të filluar shqyrtimin e perspektivës së rritjes së normës së saj kryesore të interesit nga niveli rekord i ulët zero. Banka ka për detyrë të përcaktojë politikën për të përmbushur objektivin e inflacionit prej 2 për qind.

Megjithatë, varianti Omicron i zbuluar së fundmi i koronavirusit ka shkaktuar njëfarë pasigurie mbi perspektivën ekonomike globale, dhe si rezultat, bankat qendrore në mbarë botën pritet të ndalojnë së shpejti njoftimin e ndonjë ndryshimi të madh të politikës.

Shumë ekonomistë mendojnë se rritja e inflacionit gjatë muajve të fundit do të ndryshojë vitin e ardhshëm pasi efektet bazë të lidhura me rënien e mprehtë të çmimeve gjatë pandemisë vitin e kaluar, kryesisht të energjisë, janë hequr nga krahasimet vjetore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)