30 Janar 2023

Çmimet e konsumit në Spanjë rriten për 9.8 për qind

Madrid, 31 mars - Instituti Kombëtar i Statistikave të Spanjës ka bërë të ditur se indeksi i çmimeve të konsumit në Spanjë është rritur në 9.8 për qind në mars krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo është rritja më e lartë në nivel vjetor që nga viti 1985.

“73 për qind e inflacionit mund të shpjegohet me çmimet e rënduara të energjisë dhe ushqimeve, të cilat janë përkeqësuar nga lufta në Ukrainë”, tha sot kryeministri Pedro Sanchez para parlamentit.

Edhe para luftës në Ukrainë, Spanja është përballur me çmimet në rritje. Në shkurt, inflacioni arriti në 7.6 për qind.

Të martën, guvernatori i Bankës së Spanjës, Pablo Hernandez de Cos e quajti leximin e inflacionit të marsit "veçanërisht negativ" dhe "një rritje shumë e konsiderueshme".

Ai paralajmëroi se tregjet po parashikojnë që inflacioni do të vazhdojë dhe tha se ndikimi i luftës në Ukrainë do të nënkuptojë më shumë sesa thjesht rritje të çmimeve të ushqimit dhe energjisë.

“Ka pasur një rritje brutale të pasigurisë dhe pasiguria nuk është e mirë për të marrë vendime për investime apo konsum”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)